Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Celular me pamje bukur të pazakontë

    avatar
    v-KS
    Administrator
    Administrator


    Age : 26
    Poenat : 2384
    Reputacioni : 32
    Numri i postimeve : 822

    Celular me pamje bukur të pazakontë Empty Celular me pamje bukur të pazakontë

    Mesazh nga v-KS Thu Jun 25, 2009 11:19 pm





    Për shijet definitivisht nuk ia vlen të diskutohet, mirëpo është krejtësisht e sigurt që shumica e përdoruesve dizajnin e pajisjes të prodhuesit tërësisht të panjohur më së paku do ta konsiderojnë si të pazakontë.



    Madje, nëse na pyet dikush, edhe dizajnuesi i pajisjes së emëruar XH-MO25 TV Mobile Phone ka qenë bukur i hutuar sepse me gjasë nuk ka ditur kah t’ia mbajë gjatë realizimit të kësaj pajisje, prandaj ka vendosur të integrojë të gjitha shtojcat që i kanë rënë në mend.



    Sa u përket karakteristikave teknike, ato nuk mungojnë në këtë celular. Ai posedon mbështetje për pranimin e dy kartelave SIM të cilat janë njëkohësisht aktive, ekran prej tre inç, pranues të radiovalëve FM dhe player multimedial, qasje për kartelat e memories të formatit të panjohur, tre zmadhues të integruar, dy kamera të integruara dhe punë në frekuencat GSM900/DCS1800.



    Mbetet i panjohur është çmimi i kësaj pajisje dhe paraqitja e tij në treg.


      Ora është Fri Apr 26, 2024 11:07 am